3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Çitaku: Kosova s’i takon një njeriu, e ardhmja e vendit s’guxon të rrezikohet për një grusht vota

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se e ardhmja euroatlantike e vendit është vënë në pikëpyetje.

Sipas Çitakut, ajo që është e pakthyeshme dhe s’po kontestohet nga aleatët e Kosovës janë pavarësia dhe sovraniteti.

“Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti. E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu”, tha Çitaku.

Postimi i plotë:

Kosova është shtet. I pavarur dhe sovran. Kjo e vërtetë e farkëtuar dhe e pakthyeshme nuk po kontestohet nga aleatët tanë. Kuptojeni.

Çfarë është vënë në pikëpyetje është e ardhmja euroatlantike e vendit tonë.

Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO?

Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti.

E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit