Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka komentuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku tha se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret.
Sipas Çitakut, përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë ia ka hapur derën Kosovës që të anëtarësohet.
“Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe tani, me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i plotë:
Kosova sot ka filluar procedurat e antarësimit në Këshillin e Evropës.
Me përjashtimin e Rusisë nga ky institucion, është krijuar një mundësi e artë.
Votat e nevojshme dhe kriteret e kërkuara Kosova i ka plotësuar moti.
Ne si PDK do ta japim mbështetjen e plotë në këtë proces.