-2.6 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Çitaku: Konjufca paska lëshuar pe në gjithçka, pesë vjet i shndërroi në amnezi politike

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Glauk Konjufca me intervistën e djeshme, pesë vjet në pushtet i ka shndërruar në amnezi politike.

Sipas saj, i njëjti ka lëshuar pe në gjithçka.

“Madje, e paska lëshuar edhe Vetëvendosjen, gjuhën e saj, arrogancën e saj, dështimet e saj. Pesë vjet në pushtet i paska shndërruar në amnezi politike. Paska folur sikur të ishte një mysafir i rastit në historinë e Vetëvendosjes”.

“Një këshillë miqësore: në vend të një narrative të re në funksion të zgjedhjeve, filloni duke marrë përgjegjësi për përçarjet dhe linçimet që keni ushqyer”, shkruan ajo në një postim në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit