Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj rënies së të gjitha blloqeve të termocentraleve në KEK.
Ajo ka bërë me dije se Kosova po përballet me kollasp në energji, ekonomi dhe politikë të jashtme.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se VV-së nuk i bëhet vonë kurrë.
“Kollaps në energji. Kollaps në ekonomi. Kollaps në politikën e jashtme. Kollaps në Kuvend. Por për LVV-në kjo nuk ka rëndësi. Sepse për ta, pushteti nuk është mjet për tu shërbyer qytetarëve, është qëllim në vetvete. Dhe për këtë qëllim, janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka tjetër”, ka shkruar Çitaku.