12.3 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Çitaku: Koalicion me VV i pamundur, PDK me asnjë çmim nuk i përdor metodat e tyre

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të qartë se partia e saj nuk ka numrat për të formuar një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo kritikoi Albin Kurti për, siç tha, tentativën për të shantazhuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për të manipuluar situatën politike në favor të tij.

Çitaku shtoi se pozicionet e partive opozitare janë të qarta dhe publike, duke e bërë një koalicion të tillë të pamundur.

“Nuk i kemi numrat. Dy ditë pas zgjedhjeve, kandidati ynë Hamza ka dalë në konferencë ku bëri të qartë se në asnjë rrethanë nuk hyjmë në koalicion me VV. Kemi pasur shumë takime edhe me Abdixhikun, por këto ditë të fundit jo, sepse pozicionet janë të qarta. LDK ka thënë publikisht se nuk pranon të jetë pjesë e një qeverie të tillë dhe ata kanë dhënë propozimin e tyre,” tha Çitaku në ”Click” të RTV21

“Ka takime në nivele të ndryshme, edhe me LDK, edhe me AAK, edhe me Nismën, por tashmë është e qartë se pozicionet janë publike dhe, edhe nëse do të dëshironim, nuk i kemi numrat për një qeveri me partitë që kanë qenë në opozitë. Ne nuk jemi të lidhur për kërcëz me askënd. Është një gjyshe përmes së cilës Kurti tenton ta shantazhojë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ka takime, por ato janë më shumë në funksion të balotazheve,” shtoi ajo.

Çitaku, ka thënë se PDK asnjëherë me asnjë çmim nuk do t’i përdor metodat e LVV-së.

“Asnjëherë me asnjë çmim PDK, as nuk do t’i përdor metodat e LVV-së, rruga jonë është më e mundimshme. Kjo është një krizë mbi të cilën sigurisht ne na dhemb vendin ynë, Kosova është vendi që ne jetojmë”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit