31.9 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Çitaku: Kjo që po ndodh në Kuvend është marrëzi

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo që po ndodh në Kuvend nuk është më politikë, por marrëzi arrogancë dhe papërgjegjësi.

“Kjo që po ndodh në Kuvend nuk është më politikë. Është marrëzi, arrogancë dhe papërgjegjësi. Tërë kjo krizë vetëm pse LVV insiston me kokëfortësi për një emër të vetëm. Votimi nuk ndodh me zor. Nuk imponohet me diktat. Sot, në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, në vend të reflektimit dhe mirënjohjes për ata që luftuan për lirinë tonë, pamë vazhdimin e një arrogance të trishtë. Keq”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Reagimi i saj vjen pas dështimit të seancës së 30 të konstituimit të Kuvendit, ku bllokada është tek zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Të ngjashme

Të fundit