Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe eksponentët e VV-së po vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët. Dhe sipas saj, kjo po bëhet për të mbuluar skandalet “e brendshme”.
“Kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në u kanë sjellur vetëm një të mirë. Po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme”, ka shkruar Çitaku, në Facebook..
“Dje një zyrtar i VV-së u emërua drejtor i KEK-ut. Kjo pas arrestimit të ish Drejtorit, i cili poashtu ka qenë zyrtar i VV-së”.
Sipas saj, tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompenzuar mungesën e sukseseve në qeverisje , dhe për të mbuluar skandalet.
“Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi”.
https://www.facebook.com/share/p/eTgkembWVrwkQk7Y/?mibextid=Nif5oz