3.1 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Çitaku ia kujton Osmanit e Bislimit : Edi Rama u zgjodh tri herë radhazi kryeministër nga shqiptarët

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar rreth raportimeve për “raporte të ftohta” mes udhëheqëseve të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, preferencat personale duhet të pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror, duke shtuar se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohshëm.

“Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë”, shkruan Çitaku, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë.

Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror.

E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeminiatrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera.

Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet.

Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tonë.

Mos krijoni gogola. Mos krijoni armiq të paqenë.

Shqipëri, të kam ❤️.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit