14.5 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Çitaku ia kthen Kurtit: Nuk ke lënë askënd pa fyer e përbuzur, sot po thua se u helmua atmosfera

- Advertisement -

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e PDK-së, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit në Londër, i cili paralajmëroi se ndoshta nuk mund ta bëjë qeverinë, meqenëse sipas tij, është ‘helmuar’ atmosfera e se ka shumë xhelozi e inati.

Çitaku ka thënë se ishte pikërisht Kurti, njëriu që nuk la pa fyer e përbuzur askënd, pa asnjë kod.

Postimi i plotë:

Kjo kastë drejtuesish tashmë e ka shndërruar në normë keqpërdorimin e misioneve diplomatike të Kosovës për nevoja partiake të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në kulmin e fushatës zgjedhore, në një kohë kur vendi nuk ka qeveri legjitime, ky është abuzim i skajshëm me institucionet e shtetit.

Rasti i fundit në Londër e shfaq më qartë se kurrë mendësinë e një partie që e sheh shtetin si pronë të vetën.

E për më tepër, njeriu që nuk la askënd pa fyer e përbuzur, pa asnjë kod, sot paska dalë të thotë se na qenka helmuar atmosfera, se paska xhelozi e inate, andaj po e ka vështirë ta bëjë qeverinë.

Jo A.K.

Ti nuk kërkon marrëveshje, as kompromis.
Ti kërkon nënshtrim.

Por ky popull nuk është e nuk do të jetë kurrë popull që nënshtrohet.

 

Të ngjashme

Të fundit