Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar rreth një video që e ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me qeverisjen e kësaj të fundit, duke kritikuar VV-në.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se VV-ja është ‘‘kampione e padiskutueshme’’ kur bëhet fjalë për propagandë.
Tutje, Çitaku ka deklaruar edhe se qeverisja e VV-së s’ka sjellë as zhvillim, shpresë e as mirëqenie, përkundrazi, ka shtuar ajo, qeverisja Kurti ka sjellë vetëm rritje çmimesh e faturash.
Postimi i plotë:
Kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda – aty ku LVV është kampione e padiskutueshme.
Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu.
Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim.
Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj.