-0 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Çitaku i reagon Muratit për vizat: Gazi lotsjellës është kontributi juaj i vetëm, veç kur t’na tregoni se e keni shpallur Pavarësinë e Shqipërisë

- Advertisement -

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka reaguar Hekuran Muratit nga Vetëvendosje, pasi që ky i fundit ia ka dhënë meritat Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave, duke thënë se të njëjtit ‘’janë bërë qesharak’’ dhe se kontributi i vetëm i tyre është gazi lotsjellës dhe vonesat disa vjeçare.

Tutje, Çitaku, i është drejtuar Muratit duke i thënë se së pari ta kryejë punën e tij e pastaj të krekoset.

Postimi i plotë:

Hekuran,

Kontributi juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat disa­vjeçare.

Asnjë kontribut tjetër nuk keni. Asnjë.

Qesharak jeni bërë.

Veç kur të na tregoni një ditë se ju e keni shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë, edhe e keni çliruar Kosovën.

Mos u merr me gjëra koti.

Dil pak dhe shko vetëm në një barnatore, e ke me i pa qytetarët tanë duke mos pasur para as barnat me i pagu.

Dil dhe takoje ndonjë pensioner, e të tregon se si po duhet me kursy nga buka e gojës për t’i paguar faturat e energjisë elektrike.

Kryeje ndonjë punë tënden, e pastaj krekosu.

Të ngjashme

Të fundit