Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Kurti, i cili, sot në seancën e Kuvendit, i tha opozitës, “kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë”, shkruan Scanner.
“Kryeministër, PDK ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke”, shkruan Çitaku, duke i kujtuar Kurtit që ai t’i kujton qytetarët kur flet me Lajçak.
Postimi i plotë:
Kryeministri po i thotë opozitës “ Kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë”
Kryeministër, PDK ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke.
Ndërkohë, kur ju të darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët ua kanë dhënë votën. Po ata qytetarë të cilëve u keni thënë zëshëm “Zajednica nuk kalon”.