Çitaku i reagon Haxhiut dhe Osmanit: Pashë Zotin, a për llogari të Facebook-ut dhe Twitter-it po bëni beteja?

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, reagoi në Facebook duke kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun dhe ish-presidenten Vjosa Osmanit, për fokusin te debatet në rrjete sociale, ndërkohë që qytetarët përballen me probleme reale si çmime të papërballueshme, mafia energjetike, rroga të ulëta dhe pensione poshtëruese.

“Po punë e madhe kush e ka Facebook-un. Punë vërtetë e madhe janë çmimet e papërballueshme të gjërave më bazike. Punë vërtetë e madhe është mafia energjetike”, shkroi ndër tjerash Osmani.

Postimi i plotë:

Pashë Zotin, a për llogari të Facebook-ut dhe Twitter-it po bëni beteja?
Kjo është tallje me qytetarët. Hajgare koti. Inate provinciale.

Po punë e madhe kush e ka Facebook-un.
Punë vërtetë e madhe janë çmimet e papërballueshme të gjërave më bazike. Punë vërtetë e madhe është mafia energjetike.

Punë vërtetë e madhe janë rrogat e ulëta, që i kanë sjellë punëtorët tanë në prag të varfërisë.
Pensionet poshtëruese, me të cilat nuk përballohen as ilaçet.

Këto janë hallet.

Të ngjashme

Të fundit