9.2 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Çitaku i reagon Bislimit: E papjekur deklarata e tij, s’i falënderoi aleatët për lirimin e policëve

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demorkatike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, duke i vlerësuar ato si të pabesueshme dhe të papranueshme.

Çitaku shpreh habinë se si një zëvendëskryeministër mund të karakterizojë të gjitha vendet e rajonit si jodemokratike dhe të vlerësojë aleatët e tyre si të paaftë për të kuptuar veprimet e Serbisë.

“Pabesueshmërisht e papjekur dhe thellësisht e papranueshme deklarata e ZVKM Bislimi sot.  Si është e mundur që me një deklaratë, ZVKM, në vend se të falenderojë aleatët që siguruan lirimin e policëve të rrëmbyer, etiketon të gjitha vendet e rajonit si jodemokratike, dhe aleatët tanë si të pa aftë për të lexuar drejtë veprimet e Serbisë”, ka shkruar ajo.

Ish-ambasadorja e Kosovës në New York thekson se ShBA-ja, BE-ja nuk kanë nevojë për leksione nga askush për të sqaruar rolin dhe veprimtarinë e Serbisë, pasi kanë shërbime inteligjente më të avancuara dhe të sofistikuara se vendet e rajonit.

“ZVKM, SHBA-të dhe BE nuk kanë nevojë për leksione (dhe atë mediokre) nga askush për tua sqaruar kush është Serbia. E dinë fare mirë. Kanë shërbime intelegjente shumë më të avancuara e të sofistikuara se ne.  Ndërkohë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë tanë. Që të trija anëtare të NATO-s, dhe vende kandidate me negociata të hapura për antarësim në BE. Për më tepër, doza e ironisë shumëfishohet kur këto deklarata vijnë nga një eksponent i lartë i një qeverie e cila u ka shpallur luftë mediave, sindikatave, bizneseve, dhe secilit që nuk mendon si ata”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit