16 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Çitaku i përgjigjet Haxhiut: As nuk kemi me heshtë, as me u dorëzu

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka deklaruar se “nëse opozita nuk na mbështetë, të paktën të heshtë”.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se deklaratat e Haxhiut janë shpërfaqje e vrazhdë e mendësisë totalitare që po qeverisë me Kosovën.

“Pasi si e pandehur ia dha urdhërin prokurorit që të dorëzohet, Ministrja e Drejtësisë i paska dhënë opozitës dy mundësi “ të bashkëpunojnë me ne, ose të heshtin”. Shpërfaqje e vrazhdë e mendësisë totalitare që po qeverisë me Kosovën. As nuk kemi me heshtë, as me u dorëzu”, ka shkruar Çitaku.

Çitaku ka përsëritur edhe një herë se “kjo mendësi nuk kalon në Kosovë”.

Të ngjashme

Të fundit