Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku i është përgjigjur deklaratës së Ministres Gërvalla sa i përket ambasadorit Berishaj.
Gërvalla dje në një konferencë për media ka thënë që nuk ka asnjë arsye faktike që ambasadori Martin Berishaj të shkarkohet dhe janë duke pritur informacione zyrtare.
Ndërsa, Çitaku tha se Ministrja ka fajin dhe përgjegjësin më të vogël, sipas saj faturat të cilat janë bëre publikë nuk janë llafe por janë fakte.
Ndër tjerash Çitaku deklaroi se paratë e tërhequra duhet të behën publike se ku kanë shkuar dhe se kjo aferë është maja e ajsbergut të një mafie energjetike të lidhur ngushtë me politikën.
“Kupola e shtetit është vënë në mbrojtje të Martin Berishaj, Presidentja, Kryeministri dhe pa një hall të madh nuk do të ekzistonte një angazhim kaq masiv për të mbrojtur një ambasadorë, i cili sot është i diskredituar në mediat ndërkombëtare. Faturat e publikuara nuk janë llafe ato janë fakte dhe ne duhet të dimë dhe duhet të kuptojmë ku kanë shkuar ato para, kur tërhiqet një shumë aq e madhe e parave institucionet duhet të bijnë në alarme, çfarë është ndërmarrë në Kosovë përveç deklaratave mbështetëse, kjo çka po shini është maja e ajsbergut të një mafie energjetike e cila duket që është e lidhur ngushta më politikën”, ka thënë Çitaku.