4.2 C
New York
Tuesday, December 2, 2025

Buy now

Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Mos na e bajë dertin neve, Albin – shihemi më 28 dhjetor

- Advertisement -

Çitaku me ironi shkroi se Kurti “ka integruar Kosovën në BE e Nato, ka “ulur çmimet”, vetëm i ka mbetur t’ia qajë hallin PDK-së.

Ajo e këshilloi mos të ketë dert për PDK-në, pasi kryetar e kanë Bedri Hamzën.

“Pasi “e integroi” Kosovën në BE e NATO, “e rriti” ekonominë, “i uli” çmimet, “i rriti” pensionet dhe “ndërtoi” kapacitete të reja energjetike, Albin Kurti paska vendosur t’ia qajë hallin edhe PDK-së. Mos na e bajë dertin neve, Albin. Ne Kryetar e kemi Bedri Hamzën. Shihemi me 28 Dhjetor”, shkroi ajo.

Në një tubim me mërgimtarë në Oslo të Norvegjisë të dielën, Kurti iu foli atyre për ndryshimet në udhëheqjen e PDK-së dhe për arsyet, që sipas tij, e bënë atë të mos i dërgojë ftesë kësaj partie për koalicionin qeverisës, sikur LDK-së.

“Nuk e kemi konsideruar të udhës një letër të tillë për PDK-në. Në PDK duhet të ndodhin reforma. Me thënë të drejtën, nuk kanë ndodhur reforma. Aty po ndodh ndërrimi i fytyrës së kryetarit, po gjithmonë kryetar është dikush që s’është kryetar”, kishte deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit