1.1 C
New York
Wednesday, February 11, 2026

Buy now

Çitaku i falënderon partitë që për shkak të zhvillimeve në Hagë u pajtuan të shtyhet seanca që e caktoi Osmani

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka falënderuar gjitha partitë politike që ishin dakord me kërkesën e saj që të shtyhet ora e seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi gjatë ditës mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së do ta ketë fjalën përfundimtare.

Çitaku ka thënë se në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë.

“Falënderoj përfaqësuesit e të gjitha partive politike që sot në mbledhjen përgatitore për seancën konstituive të Kuvendit me konsensus të plotë vendosëm që seanca të mbahet në ora 17:00. Ky ishte një vendim i ndërgjegjshëm dhe njerëzor në respekt të një momenti historik sepse nesër në Hagë dëgjohet fjala përfundimtare e mbrojtjes. Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit