16 C
New York
Tuesday, May 6, 2025

Buy now

Çitaku i del në mbrojtje Kelmendit: Sulmet nga eksponentët e VV-së të papranueshme

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku i ka dalë në mbrojtje gazetarit të njohur Adriatik Kelmendit, pas sulmeve nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku thotë se këto sulme janë të papranueshme, por fatkeqësisht, jo të papritura.

Sipas saj, këto sulme janë vazhdimësi e linçimeve që kjo lëvizje ua bën të gjithë atyre që guxojnë të mendojnë ndryshe.

“Adriatik Kelmendin e njoh prej më shumë se dy dekadash. E njoh si gazetar profesionist dhe korrekt, me të cilin herë jam pajtuar dhe herë jo, siç është normale në një shoqëri demokratike. Sulmet ndaj tij nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje janë të papranueshme, por fatkeqësisht, jo të papritura. Ato janë vazhdimësi e linçimeve që kjo lëvizje ua bën të gjithë atyre që guxojnë të mendojnë ndryshe”.

Kjo mënyrë mendimi, që synon të nënshtrojë çdo zë kritik dhe të rrënojë këdo që nuk pajtohet me të, duhet të marrë fund”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme

Të fundit