27.2 C
New York
Thursday, July 24, 2025

Buy now

Çitaku i del në mbrojtje Ganimete Musliut: PDK nuk i nënshtrohet askujt, sulmet ndaj saj tregojnë panik

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kritikave të shumta që deputetja Ganimete Musliu ka marrë pas ngjarjes së sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u përplasë me kryesuesin e seancës, Avni Dehari.

Çitaku tha se Musliu nuk ka bërë asgjë më shumë e as më pak sesa ka ushtruar të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend.

Sulmet e ulëta ndaj saj nuk tregojnë vetëm panik, por edhe një vetëdije të mjerë politike,” shkroi Çitaku.

Ajo akuzoi Vetëvendosjen dhe eksponentët e saj se përdorin gjuhë fyese dhe denigruese si një mjet të përhershëm për të linçuar këdo që nuk i nënshtrohet “liderit suprem”.

“PDK nuk i nënshtrohet askujt. Dhe kurrë nuk do t’i nënshtrohet,” përfundoi Çitaku.

Reagimi i plotë:

Ganimete Musliu, deputete e zgjedhur e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk bëri as më shumë e as më pak, veçse e ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend.

Sulmet e ulëta ndaj saj nuk tregojnë vetëm panik, por edhe një vetëdije të mjerë politike.

Gjuha fyese dhe denigruese, mjet i përhershëm i Vetëvendosjes dhe eksponentëve të saj, synon të linçojë këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem.

Por PDK nuk i nënshtrohet askujt. Dhe kurrë nuk do t’i nënshtrohet.

Të ngjashme

Të fundit