Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së Gërvallës se ” nuk ka arsye faktike ta shkarkoj ambasadorin Berishaj”, shkruan Periskopi.
Çitaku përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se nuk mjafton vetëm shkarkimi i Martin Berishajt, por ai duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë.
Postimi i saj i plotë:
Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë.
Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëhere.