Çitaku: Fotografinë e Thaçit mund ta largoni nga zyrat, por jo nga historia

- Advertisement -

Vlora Çitaku ka reaguar pas largimit të fotografisë së Hashim Thaçi nga ambientet e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Ajo ka kritikuar këtë veprim, duke thënë se përtej “degjenerimit politik dhe institucional”, kjo pamje sipas saj tregon edhe karakterin e atyre që kanë drejtuar Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës.

Çitaku theksoi se fotografia e Thaçit mund të largohet përkohësisht nga zyrat, por sipas saj emri dhe veprimtaria e tij nuk mund të fshihen nga historia.

“Fotografinë e Hashim Thaçi mund ta largoni përkohësisht nga zyrat tuaja, por emrin dhe veprën e tij nga historia nuk do të mund ta retushoni kurrë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Përtej degjenerimit politik dhe institucional, kjo pamje shpalos edhe karakterin e atyre që kanë drejtuar Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës.
Fotografinë e Hashim Thaçi mund ta largoni përkohësisht nga zyrat tuaja, por emrin dhe veprën e tij nga historia nuk do të mund ta retushoni kurrë.

Të ngjashme

Të fundit