Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, për nder të Epopesë së UÇK-së ka postuar një fotografi të veçantë të familjeve të familjes Jashari.
Ajo ka vlerësuar se jetë dhe ëndrra e tyre janë këputur në mes nga forcat serbe.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se ata u bënë dritë dhe jetë për të gjithë ne.
“Jetë e ëndrra të këputura në mes. Fëmijët e Jasharajve kaluan në përjetësi, që kurrë më fëmijët tanë të mos e përjetojnë robërinë. U bënë dritë dhe jetë për ne, amanet për lirinë që gëzojmë sot. Lavdi përjetë”, ka shkruar ajo






