“Në emër të PDK qartësova që pika e vetëm e rendit të ditës që mund të trajtojmë është thirrja e seancës së re plenarë për të votuar ose mos votuar qeverinë e re, çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit, shkelje e Kushtetutës. Liderët politike aty do të konfirmoj se a kanë shumicë parlamentare”, tha ajo.
Çitaku edhe njëherë ka konfirmuar se” Kryetari Krasniqi do të merr pjesë, Kosova nuk ka kohë për të humbur. Është e qartë se nuk ka shumicë të re parlamentare. Duhet të shkojmë në zgjedhje”.
Ajo e ka kritikuar Vetëvendosjen që po tenton që t’i bëjë të shkelin Kushtetutën.
“Nuk mund të miratojë komisione, po na detyrojnë që të stimulojmë demokracinë duke shkelur Kushtetutën. Nuk do të lejomë që me vetëdije të shkelet Kushtetuta”, tha ajo.
Më tej ka shtuar se, “Është takim i vonuar, ky takim do të duhej te ndodhte ditën e diel”, tha Citaku.






