7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Çitaku e PDK-së për draftin e Asociacionit: Kurti e ka sjell ofertën më të varfër për Kosovën

- Advertisement -

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike të Kosovës për Periskopin ka folur për draftin e Ascoacionit.

Ajo deklaroi se draftin që Kurti ia ka sjell Kosovës është e varfër.

Madje, Çitaku rikujton deklaratat e Kurtit i cili thoshte se nuk do të dialogoj me Serbinë pa kërkuar falje, por që sipas Çitakut, Kurti përfundoi me Vuciqin në tavolinë.

“Problemi është që Albin Kurti e ka sjell këtë draft.

Abin Kurti ka thênë që nuk do të shkoj në dialog pa kërkuar Serbia falje, ai ka thënë që do të bëjë dialog vetëm me serbët s Kosovës jo me Beogradin, ai ka thënë që nuk do të ulet në tavolinë me Vuciqin pa kërkuar falje, pa paguar dëmet, pa na njohur, të gjitha këto i ka thënë. Jo vetëm duke qenë në opozitë por edhe pasi i ka fituar zgjedhjet, ka përfunduar në tavolinë, mirëpo me qasjen e tij të papërgjegjshme i ka sjell Kosovës ofertën më të varfër, më të zbehtë”, ka deklaruar Çitaku nga PDK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit