“Kanë qenë disa raste të raportimit të korrupsionit në nivel qeveritar. Zyrtarët ndonjëherë janë përfshirë në praktika korruptive, pa u ndëshkuar. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe brishtësia për zbatim të ligjit ka rezultuar me këtë problem”, kështu thuhet në raportin për të drejtat e njeriut për Kosovën e 2022, të hartuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Këto raportime nënkryetarja e PDK-së i ka lidhur me dyshimet për një skandal financiar në të cilin thuhet të jetë i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Qeveria Kurti II vazhdon ta mbajë në detyrë Ambasadorin Martin Berishajn. Pa një zor nuk e mbrojnë me kaq zell”, ka shkruar Çitaku.