Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, ka shkruar një status, përmes të cilit i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot foli për korrigjimin e kufijve.
Ndonëse nuk ia përmendi emrin, Kurti aludoi në Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës. Në lidhje me këtë, ka reaguar Çitaku, e cila e ka cilësuar këtë si turp.
“Ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit. Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaqë vogëlsine e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme.” – shkroi ajo.