Home Lajme Çitaku e kritikon Kurtin pas sanksioneve nga ShBA-ja: Kosova nuk i takon një njeriu

Çitaku e kritikon Kurtin pas sanksioneve nga ShBA-ja: Kosova nuk i takon një njeriu

0
Çitaku e kritikon Kurtin pas sanksioneve nga ShBA-ja: Kosova nuk i takon një njeriu

Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, ka shkruar një status, në të cilën ka rënditur ndihmat amerikane për Kosovën, që nga intervenimi humanitar e deri te shpallja e pavarësisë e shtetndërtimit.

Ajo ka thënë që të gjitha këto janë arritur për shkak të garancës së ShBA-së. Tutje, nënkryetarja e PDK-së ka shkruar se bashkërendimi me ShBA-në është vlerë dhe jo servilizëm e nënshtrim.

“Bashkërendimi me SHBA-të është vlerë e krijuar me shumë mund. Nuk është as servilizëm as nënshtrim. Është garancë për të ardhmen.

Kryeministri e ka për deryrë ta fuqizojë këtë bashkëpunim. Jo ta rrënojë atë.

Kosova nuk i takon një njeriu.” – shkroi ajo.

Exit mobile version