Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi” që do të mbahet më 2 Prill, në mbështetje të ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe shtetit të Kosovës.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky marsh do të bëhet për mbrojtjen e rrëfimit që do t’u lihet pas fëmijëve si trashëgimi.
Çitaku krahas këtyre fjalëve ka publikuar edhe një foto me dy vogëlush, Arbërin dhe Diellin duke konfirmuar se do të marrin pjesë së bashku në këtë marsh.
Njoftimi i plotë i saj:
Me 2 Prill marshojmë për drejtësi.
Marshojmë për të kundërshtuar rishkrimin e historisë.
Marshojmë për ta mbrojtur rrëfimin që do tua lëmë pas fëmijëve tanë si trashigimi.
Unë me Arbërin dhe Diellin do të jemi aty.
Bashkë. #Liriakaemër
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=198689892791934&id=100079527735092&mibextid=Nif5oz