- Advertisement -
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar rolin e presidentes, Vjosa Osmani pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Çitaku në një intervistë për lajmin.net ka thënë se Osmani ndaj ish-kryetarëve të partisë së saj kishte një gjuhë të ashpër, ndërsa ndaj Albin Kurtit nuk e qel gojën për asgjë
“E kemi parë më herët zonjën Osmani të ketë qenë shumë e zëshme ndaj shefave të partisë së vet, ndërsa është tërësisht e heshtur në aventurat e kryeministrit Kurti.” – ka thënë Çitaku ndër të tjera.
E dyta e PDK-së e ka cilësuar si të “frikshme” heshtjen e të parës së vendit ndaj veprimeve të Kurtit.
“Jashtëzakonisht zhgënjyese ka qenë sjellja e presidentes këto muajt e fundit, dhe heshtje e frikshme.” – ka shtuar Çitaku.