14.3 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

​Çitaku e bindur: Mbrëmja e sotme do të përmbyllet me shumë lajme të mira për PDK-në

- Advertisement -

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku tha se kjo parti po prin bindshëm në shumë komuna.

Në konferencën për media, Çitaku tha se procesi i sotëm zgjedhor po shkon i qetë dhe demokratik.

“Dita e sotme ka qenë një ditë e qetë, e rregullt dhe demokratike me përjashtim të disa incidenteve të trajtuara tashmë dhe mund të themi me bindje se procesi zgjedhor po shkon drejt një përmbyllje të suksesshëm, në çdo komunë të Kosovës pjesëmarrja e qytetarëve në votim është e kënaqshme. Ndërsa, mbështetja për PDK po rritet çdo orë. Në shumë komuna raportet që po marrin nga terreni janë tejet pozitive PDK po prin bindshëm dhe me epërsi të dukshme fal punës përkushtimit dhe besimit të qytetarëve tanë. Kjo është një ditë e madhe për demokracinë tonë por edhe një moment i jashtëzakonshëm për PDK që po dëshmon që është forcë serioze politike e përgatitur dhe e besueshme për të qeverisur komunat tona”, tha ajo.

Çitaku tha se PDK në më shumë se një komunë po fiton pa balotazh, por pa dhënë detaje shtesë.

“Tashmë mund të konfirmojmë sipas të dhënave tona, ka komuna më shumë se një sigurisht në të cilat PDK shkon pa balotazh. Qytetarët po votojnë për stabilitet dhe zhvillim dhe kudo në Kosovë vota e tyre po shkon për ekipet dhe kandidatët tanë që ofrojnë punë, vizion dhe rezultate. Jam e bindur që mbrëmja e sotme do të përmbyllet me shumë lajme të mira për PDK-në dhe qytetarët tanë që kanë votuar për punë, përgjegjësi dhe zhvillim”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit