Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar sot se do t’i tregojnë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, se Kosova nuk është pronë private e tij.
Ky koment u bë gjatë një tubimi elektoral në Podujevë, ku Çitaku adresoi kritika ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti, duke përmendur edhe pezullimin e dialogut strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo falënderoi qytetarët që, sipas saj, “nuk e braktisën asnjëherë projektin politik të Hashim Thaçit”.
”Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova nuk është pronë private e tij”, tha Çitaku për Klan Kosova.
”Për këtë vend është derdhur gjak shumë”, shtoi ajo.
”Nuk jemi bukëpërmbys, nuk harrojmë kush ka qenë me neve në ditët dhe orët më të rënda”, përfundoi sekretarja e PDK-së.