13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Çitaku: Asociacioni të themelohet sipas vendimit të Kushtetueses, as më pak as më shumë

- Advertisement -

Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, lidhur me Asociacionin ka thënë se ai duhet të formohet bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Në këtë pikë, ne nuk jemi si kryeministri Albin Kurti që i ndryshon qëndrimet, ne jemi konsistent. PDK beson që Asociacioni duhet të formohet bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. As më pak e as më shumë. Ajo çfarë duhet të kemi kujdes është krijimi i ndonjë mekanizmi që do të krijonte një nivel të tretë apo të ndërmjetëm të pushtet”, ka deklaruar ajo për Gazetën Blic.

Çitaku, vlerëson se tensionet aktuale e kanë kthyer gjendjen në veri më shumë se një dekadë prapa.

Çitaku, duke u thirrur në çështjen e targave, vendimin për të cilën kryeministri Kurti vazhdon të këmbëngul se nuk do ta shtyjë, ka thënë se Kosova duhet të koordinohet me miqtë e saj, pasi “nuk e ka luksin të humb aleanca”.

“Gjendja në veri është kthyer më shumë se 1 dekadë prapa. Çdoherë duhet të koordinohet me miqtë, është dashur të ndiqet këshilla e tyre për targat deri në arritjen e marrëveshjes finale. Kosova nuk e ka luksin të humbë aleancë, përkundrazi duhet t’i fuqizojë ato dhe të krijojë aleanca të reja”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka theksuar se kryeministri Kurti duhet të jetë më i kujdesshëm në raport me ShBA’në, dhe se bashkëpunimi me ta nuk është nënshtrim.

“Shpresoj që kryeministri Kurti të bëhet më u kujdesshëm. Bashkëpunimi me SHBA-të nuk është nënshtrim. Kurti nuk e përfaqëson vetëm vetveten dhe vetëm partinë e tij por të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit