Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për të shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Çitaku e ka cilësuar këtë veprim si “abuzim me taksat e qytetarëve për qëllime elektorale”, duke akuzuar kryeministrin në detyrë dhe njëkohësisht kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për manipulim me paratë publike në prag të votimeve.
Postimi i plotë:
Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale të Kryetarit të LVV.
Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtëuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët.
Ky nuk është as kujdes social, as mbështetje për rininë.
Është mashtrim.
Është manipulim.
Është papërgjegjësi.
Dhe mbi të gjitha, është panik






