Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, është deklaruar për takimin mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ish-ambasadorja ka komentuar deklaratën e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili tha pas takimit se liderët e të dyja vendeve janë pajtuar që nuk duhen diskutime sa i përket planit evropian, është më afër të vërtetës.
Çitaku shkruan se të dyja palët janë pajtuar për planin evropian, i cili siç ka thënë ajo e përmban Asociacionin e komunave më shumicë serbe.
“Nga përvoja, ajo çka deklaron ndërmjetësi është më afër së vërtetës. Pra edhe Kryeministri Kurti, edhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban Asociacionin dhe marrëveshjet e mëhershme. Fazat e implementimit do të dakordohen në takimet e radhës”,– ka shkuar Çitaku.