17.8 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

“Cirk vicioz i shkeljeve kushtetuese”: Kica-Xhelili tregon pse Haxhiu s’bën për kryeparlamentare

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e quajti Albulena Haxhiun, kandidaten e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, “shkelëse me krenari të Kushtetutës”, teksa argumentoi qëndrimin kundër të LDK-së veçanërisht ndaj saj si pasojë e përshtatshmërisë së ish-ministres së Drejtësisë për të udhëhequr institucionin më të lartë ligjvënës në vend.

Në emisionin DPT te Fidani, Kica-Xhelili u shpreh se gabimet janë njerëzore, por theksoi se problemi me Haxhiun është qasja e saj e vazhdueshme për të justifikuar shkeljen e Kushtetutës, duke u futur kështu në atë që ajo e quajti “cirk vicioz”.

“Gabimet janë plotësisht njerëzore dhe asnjëherë nuk do t’i gjykoja për diçka të tillë, sepse gjithashtu e kuptoj që në interpretime të Kushtetutës ka mendime të ndryshme edhe vetë brenda gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Por ta shkelësh dhe të ndjesh krenari që po e shkel dhe ta quash me emërtime të ndryshme, të vazhdosh ta shkelësh sërish dhe të hysh në ciklin e njëjtë vicioz, madje jo cikël por cirk vicioz, dhe pastaj të kërkosh besimin që ta kryesosh institucionin ligjvënës në vend me këtë mentalitet, është e papranueshme.” – tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit