![Cillian Murphy dhe gruaja e tij blejnë kinemanë që ai e vizitonte kur ishte fëmijë Cillian Murphy dhe gruaja e tij blejnë kinemanë që ai e vizitonte kur ishte fëmijë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/11/kinema-585x301-1.png)
Aktori fitues i çmimit Oscar, Cillian Murphy dhe gruaja e tij, artistja Yvonne McGuinnness, kanë blerë një kinema që ai e vizitonte si fëmijë me qëllimin për ta rinovuar.
Murphy dhe McGuinness do të rinovojnë Kinemanë Phoenix në Dingle, në Irlandën jugperëndimore, vitin e ardhshëm.
E vendosur në qendër të qytetit, është e vetmja kinema në Gadishullin Dingle, në Unazën e Kerrit. I përdorur më parë si kinema dhe sallë vallëzimi për më shumë se 100 vjet, ajo kishte qenë në treg për tre vjet përpara se të blihej nga Murphy dhe McGuinness.