Çiljeta Xhilaga duket se po e shijon në masë të madhe qëndrimin e saj në Ferma VIP.
Këngëtarja e njohur shqiptare ka lënë anash të gjitha angazhimet për t’u bërë pjesë e këtij spektakli.
Së fundmit, ndjekësit, në pyetjet e dërguara kërkonin të dinin përgjigjen e fermerëve se çfarë do të bënin nëse do të fitonin 100 mijë euro.
Xhilaga tha: “Ndër vite i kisha mbledhur Fernandos gjithë lekët që i sillte babai i vetë, çdo muaj. Sapo u bëra gati të bëja një investim për djalin, ndodhi që mami im u sëmurë dhe u shpenzuan të gjitha”.
Ajo tutje shtoi: “Kështu që kam një detyrim ndaj djalit tim për t’ia zëvendësuar lekët”.
Artistja shqiptare ka një djalë nga një romancë e mëparshme.
E njëjta tani po shijon një lidhje me partnerin e Partizanit, Alban Hoxhën.