10.7 C
New York
Sunday, November 2, 2025

Buy now

Çiljeta Xhilaga: “Vetëm nëse Flori Mumajesi rikthehet, atëherë do rikthehem edhe unë!”

- Advertisement -

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Çiljeta Xhilaga, ka folur me sinqeritet për karrierën e saj dhe mundësinë e një rikthimi në muzikë, gjatë një interviste në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro.

Edhe pse vitet e fundit është distancuar nga skena, Çiljeta mbetet një nga figurat më të dashura të showbiz-it shqiptar, me një karrierë të gjatë dhe hite që kanë shënuar një brez të tërë.

“Vetëm nëse Flori rikthehet…”

E pyetur nëse ka ndërmend të rikthehet me projekte të reja muzikore, Çiljeta u shpreh se gjithçka varet nga një person i vetëm: Flori Mumajesi.

“Jam karikuar të bëj një këngë të re, por do ta bëj vetëm nëse Flori rikthehet. Vetëm ai mund t’i bëjë këngët e kohës sime,” — tha ajo me buzëqeshje.

Këngëtarja shtoi me humor se nëse Flori nuk rikthehet, do t’i drejtohet Andi Lilës, producentit që e ndihmoi të niste karrierën e saj muzikore.

“Ose do iki tek ai që më nxori për herë të parë si këngëtare. E falënderoj pafund,” — shtoi ajo.

“I kam shkruar Florit, por s’më është përgjigjur”

Çiljeta rrëfeu se ka tentuar të kontaktojë me Mumajesin disa muaj më parë:

“I kam shkruajtur para dy muajsh, i thashë ‘do kthehesh se na ke lënë pa këngë’, por nuk më është përgjigjur fare. Mendoj që do vijë një kohë kur i gjithë brezi ynë do të rikthehet. E ndjej.”

“Brezi ynë kishte melodi, kishte edukatë”

Në vijim, Çiljeta foli edhe për ndryshimin mes muzikës së dikurshme dhe asaj të sotme, duke shprehur nostalgji për vitet e arta të karrierës së saj.

“Ky brezi i ri i fëmijëve tanë është rritur me muzikën që jemi rritur ne. Muzika e sotme nuk ka as melodi, as edukatë. Do thuash ti, ‘edhe ti i ke kënduar mollaqeve’, por unë nuk i këndova atyre të miave — i kam kënduar atyre që i kishim të mëdhaja,” — tha ajo me humor, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Rikthim nostalgjik në horizont?

Deklaratat e saj kanë ngjallur menjëherë reagime në rrjet, me shumë fansa që shpresojnë për një rikthim të Çiljetës dhe Florit Mumajesi, dy nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare të viteve 2000.

Nëse rikthimi ndodh, duket se publiku është gati ta mirëpresë — me shumë nostalgji dhe dashuri për një epokë që ende nuk është harruar. /GazetaExpress/

 

 

Të ngjashme

Të fundit