13.5 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Çiljeta flet haptazi, thotë se diferenca në moshë me Albanin e kishte penguar

- Advertisement -

Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer për lidhjen e saj me Alban Hoxhën.

Këtë ajo e bëri në formatin Ferma VIP. Ajo ka treguar se si janë njohur, bile edhe se si i kishte penguar diferenca në moshë.

“Jemi njohur rastësisht në një koncert timin. Atë ditë jepte intervistë ai, jepja dhe unë. E kishte dhënë ky intervistën i pari dhe pastaj erdhi bashkë me gazetaren. Kjo gazetarja ma prezantoi, por unë nuk merrja vesh fare nga futbolli. Pasi këndova unë, më kërkoi të bënim foto me ato sytë që i shëndrisnin. Nxori telefonin për të bërë foto, por iu fik në atë moment. Unë për ta nxjerrë nga sikleti i thashë ‘s’ka gjë se e bëjmë me telefonin tim’. Bëmë foton dhe ikëm te një lokal tjetër, po s’e kisha mendjen fare sepse isha në një situatë tjetër në jetën time, isha në pritje të gjërave të mia, kisha Fernandon e vogël”, tregoi Çiljeta.

“Pas një jave doja të postoja një foto në Instagram, po Instagrami sa kishte dal atëherë. Gjej foton me Albanin, po e kisha harruar fare. Më pëlqeu vetja te foto dhe thashë po e postoj. Por nuk i mbaja mend emër mbiemër Albanit. Futem te faqja e gazetares që ta gjeja dhe e gjej. E postova foton dhe i bëra tag duke shkruar folloë të gjithë këtë çunin king të Kombëtares. Unë e kisha për t’i dhënë suport, asgjë më shumë se ai ishte më i vogël dhe mu dukte çunak. Biles moshën e kam pas problem në fillim, por ai ngaqë ka një qëndrim serioz, plus baba i një djali dhe duket i pjekur prandaj nuk e kam ndjerë diferencën”, u shpreh Çiljeta.
“I kishte plas Instagrami atij me folloë. Më shkruan ky: O Çili o zemra po më shpërthen Instagrami. Kështu filluam të flisnim, thamë t’i bëjmë çunat shokë. Madje takimin e parë e kemi bërë në një lokal për fëmijë. Në fillim kemi qenë si shokë, duke treguar hallet e jetës. Kur më mori me vete në ndeshjen e parë, aty e pashë me sy më ndryshe. Kështu nisi historia jonë. U bëmë 8 vite tani”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit