Home Rozë Cili ka qenë viti i jetës për Valbona Selimllari?

Cili ka qenë viti i jetës për Valbona Selimllari?

0
Cili ka qenë viti i jetës për Valbona Selimllari?

Sikurse edhe ishte paralajmëruar, spektakli i së premtes mbrëma i “DWTS” ka sjell shumë emocione dhe lot.

Ndërkohë që të gjithë konkurrentet e show-t të kërcimit treguan vitin e jetës së tyre, anëtarët e jurisë nuk rrëfyen për vitin më të rëndësishëm kështu që ditën e sotme në “DWTS Fan Club”, Valbona Selimllari dhe Lori Bala kanë zbuluar më shumë për publikun.

Valbona ka treguar se kurorëzimi si Miss Albania sigurisht që ishte i rëndësishëm për të, duke qenë se ishte spektakli i parë i organizuar në Shqipëri. Ndërsa për Selimllari, viti më i vështirë ishte 1997, ku iu desh të ndërpriste shfaqjen teatrale, në të cilin luante si aktore, për shkak të luftës.

“Kam shumë histori në jetën time që kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Po ta nisim për karrierën, ajo ka nisur në 91′, kur unë jam shpallur Miss Albania. Ju e dini që fati ishte që për herë të parë të bëhej, kështu që Miss-i i parë pati një tjetër impakt me njerëzit. Nuk është kaq e thjesht t’i ndash pasi pas Miss-it unë kam studiuar “Artet e Bukura”, kam mbaruar për aktrim. Kam një eksperiencë shumë të bukur dhe mbresëlënëse me “Don Zhuanin”, një pjesë që është vënë në teatër 96′-97′ dhe për fat të keq 97′ ishte një vit problematik dhe na u desh që ta ndërprisnim. Kështu që një nga gjërat që kujtoj dhe që nuk do doja t’i rikthehesha është 97-ta”, tregon e emocionuar Selimllari.

Exit mobile version