Prodhuesit e telefonave smart kanë një mori pajisjeve që variojnë me çmime nga më të lartat e deri te ato me çmim të ulët.
Por cili është në të vërtetë ndryshimi midis një telefoni të lirë dhe një telefoni të shtrenjtë?
Mediumi australian Gizmodo ka bërë një lloj kërkimi ku ka shqyrtuar shumë telefona, nga pajisjet e thjeshta të lira deri tek pajisje e palosshme luksoze, dhe sipas këtij mediumi shumica e njerëzve do të mund t’ia dilnin mbanë me një telefon më të lirë dhe më me pak fuqi.
Ku qëndron dallimi midis një telefoni të lirë dhe një telefoni të shtrenjtë?
Telefonat e shtrenjtë janë zakonisht më të fuqishëm se alternativat më të lira kur bëhet fjalë për kamerën, ekranin, procesorin dhe pikat e fuqisë grafike, por mënyra se si fuqia shtesë mund të përkthehet tek përdoruesi mesatar mund të jetë e vështirë të matet.
Për sa i përket çmimit, telefonat e lirë mund të fillojnë nën 100 dollarë, derisa telefonat më të shtrenjtë mund të kushtojnë mbi 1,000 dollarë – në fakt telefoni Samsung Galaxy Z Fold 4 kushton 2,159 dollarë me hapësirë ruajtjeje 1TB.
Performanca e brendshme
Le të fillojmë me procesorin dhe RAM-in. Telefonat në shumicën çmimeve janë në një vend mjaft të mirë tani për sa i përket performancës së softuerit.
Në të vërtetë nuk ka asgjë nga ana e aplikacioneve që një telefon më i lirë me 499 dollarë nuk mund ta bëjë atë që mund të bëjë një telefon 1,299 dollarë – ata mund të ekzekutojnë të njëjtat aplikacione nga të njëjtat dyqane aplikacionesh, me disa aplikacione (në veçanti, aplikacionet e lojrave intensive grafike) që kanë disa kufizime në shpejtësinë e kuadrove ose cilësinë e grafikës.
Dallimet nuk fillojnë të shfaqen vetëm derisa të punoni me të vërtetë me pajisjen dhe avantazhet e më shumë memorie RAM dhe një procesori më të fuqishëm bëhen të dukshme.
Një telefon më i shtrenjtë, siç është iPhone 14 Pro Max, me çipin e tij A16 Bionic, zakonisht do t’i rezistojë stresit më të madh të përpunimit sesa telefoni i së njëjtës seri, më i lirë, iPhone 14, i cili është i pajisur me çipin A15 Bionic.
Kjo në thelb do të thotë se iPhone 14 Pro Max mund të jetë në gjendje të trajtojë më shumë gjëra në të njëjtën kohë, të tilla si më shumë aplikacione të hapura njëkohësisht, aplikacione në sfond, aplikacione grafikisht intensive dhe aplikacione që harxhojnë baterinë në mënyrë më të qëndrueshme sesa modeli më i lirë i iPhone 14.
Dallimi mbetet i paqartë kur modelet me çmim më të lirë pajisjen me të njëjtat çipa sikurse homologët e tyre më të shtrenjtë.
P.sh Google Pixel 6a, ka të njëjtin çip Tensor sikurse modelet premium Google Pixel 6 dhe 6 Pro, por për shkak të kufizimeve të tjera të harduerit, si ekrani me shpejtësi më të ulët të rifreskimi, më pak RAM dhe më pak kapacitet ruajtjeje, nuk ka gjasa që një përdoruesi do të shohë të njëjtat avantazhe të performancës së çipit në modelin më të lirë.
Përfundimi: ia vlen të mendoni pse performanca e brendshme ka rëndësi për ju, jo vetëm që performanca është e rëndësishme. Nëse ju nevojitet vetëm një telefon për aplikacionet dhe shfletimin e mediave sociale bazë, mund t’ju kryejë punë një pajisje më e lirë, por nëse keni nevojë për një telefon që përpunon të dhënat shpejt, mund të ekzekutojë lehtësisht aplikacione me grafikë të lartë dhe mund të ketë shumë aplikacione të hapura menjëherë, mund të dëshironi një model më i shtrenjtë.
Ekrani
Pavarësisht se për çfarë po e përdorni telefonin tuaj, ekrani do të ketë rëndësi, pasi është mënyra se si ndërveproni me aplikacionet e instaluara në telefonin tuaj, por duhet të merret parasysh se sa me specifikë të lartë duhet të jetë ekrani i juaj.
Telefonat më të lirë zakonisht vijnë me një rezolucion LCD 1080p. Me rritjen e çmimit, rritet edhe teknologjia. LCD këmbehet me OLED, i cili këmbehet me AMOLED me çmime më të larta. Për sa i përket rezolucionit, 1080p bëhet 1440p, duke u bërë përfundimisht 4K në disa modele.
Disa ekrane ofrojnë veçori dhe disa ekrane mund të jenë të palosshme ose të lakuar në skajet. Ekranet më të shtrenjta gjithashtu priren të marrin ritme më të mëdha rifreskimi, deri në 120hz ose 144hz në disa raste, por disa modele të lira përfshijnë gjithashtu këto numra më të lartë. Për më tepër, disa telefona të shtrenjtë mund të palosen, por kjo është kryesisht e rezervuar për pajisjet luksoze.
Përfundimi: Specifikat e ekranit mund të kenë rëndësi për ju nëse ju interesojnë imazhet, videot ose lojërat me rezolucion të lartë, por nëse jeni duke përdorur një telefon vetëm për telefonata, komunikime dhe media sociale, nuk ka gjasa të shihni përfitimet e një ekran të fuqishëm të telefonit.
Kamera
Kamerat janë një nga treguesit më të mëdhenj të fuqisë teknike të një telefoni, por me Apple, Google dhe Samsung që ofrojnë secila kamera me cilësi mjaft të mirë me çmime më të ulëta, dallimi mbetet i paqartë midis telefonave të lirë dhe të shtrenjtë.
Si bazë, telefonat më të lirë zakonisht do t’ju ofrojnë performancë të kalueshme të kamerës, ndërsa telefonat më të shtrenjtë do të ofrojnë një gamë më të madhe funksionesh (dhe mund të përfshijnë kamera sasi më të madhe megapikselë dhe përmirësim më të fuqishëm të imazhit). Më shumë lente kamerash, duke lejuar shkrepje ultra të gjera dhe telefoto, së bashku me performancën më të shpejtë të kamerës (kur shoqërohet me aftësi më të mëdha përpunimi) zakonisht janë përmirësimet kryesore kur çmimi rritet, por ndonjëherë pajisjet me çmim të lartë mund të përfshijnë veçori më të mëdha softuerike, sikurse veçoria e përmirësuar e shkrepjeve të imazheve gjatës natës ose zmadhimi është shumë më i fuqishëm.
Përfundimi: Nëse ju pëlqen të kapni momente të veçanta me cilësinë më të madhe të mundshme, atëherë duhet të blini modele më të shtrenjta. Nëse nuk jeni vërtet shumë fotograf, ose nuk ju interesojnë detajet më të mëdha të fotografisë, atëherë ndoshta nuk do t’i kishit problem kamerat në një telefon më të lirë, transmeton Telegrafi.
A ka dallime të tjera?
Telefonat më të shtrenjtë gjithashtu zakonisht shiten me vlerësime të IP, duke i dhënë përdoruesit një tregues të rezistencës së pajisjes ndaj pluhurit dhe ujit, së bashku me mbështetjen e karikimit me valë.
Ndërsa këto dy veçori janë shumë specifike, ato shpesh janë të rëndësishme për disa klientë. Performanca e baterisë është një tjetër veçori e rëndësishme, që sipas studimit të Gizmodo Australia ata nuk kanë pasur kurrë ndonjë problem me jetëgjatësinë e baterisë së një pajisjeje të lirë në krahasim me një të shtrenjtë (megjithëse çdo test i baterisë që kanë kryer ka qenë vetëm pas hapjes së pajisjes).
Për më tepër, kur blini një pajisje, duhet të merren parasysh aksesorët për telefonin dhe mbështetja zyrtare. Kur blini një telefon, merrni parasysh sa kohë do të mbështetet sistemi i tij operativ nga prodhuesi, së bashku me kutitë e disponueshme për atë model specifik. Ndërsa kompanitë e palëve të treta zakonisht printojnë qese për telefonat Apple, Google dhe Samsung, kjo ndohë shumë më pak me markat më të lira si TCL dhe Nokia.
Dhe si përfundim një telefon me performancë të mirë nuk ka nevojë të jetë shumë i shtrenjtë.