18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Cilët të dënuar nga Danimarka do të vendosen në burgun e Gjilanit?

- Advertisement -

Ministria e Drejtësisë e Danimarkës ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në një burg të Gjilanit, në përputhje me marrëveshjen me Kosovën për burgjet, janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi në maj marrëveshjen për t’ia lëshuar me qira Danimarkës një burg me 300 qeli në qytetin jugor të vendit.

“Sipas traktatit mes Danimarkës dhe Kosovës, Danimarka do ta marrë me qira burgun e Gjilanit në Kosovë. Burgu ka hapësirë për 300 të burgosur. Ky burg është i planifikuar për personat e dënuar me dëbim”, tha Ministria daneze në një përgjigje me shkrim për REL-in.

Ajo konfirmoi gjithashtu se, sipas traktatit, Danimarka nuk do të dërgojë të burgosur të dënuar për terrorizëm dhe krime lufte, e as të burgosur të diagnostikuar me çrregullime të rënda mendore.

“Sipas traktatit, të burgosurit duhet patjetër t’i kryejnë dënimet e tyre në kushte të njëjta sic do t’i kishin kryer në një burg danez, përfshirë kushtet fiziket në përputhje me kushtet në një burg danez”, sipas Ministrisë daneze.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit