22.6 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

“Cilën arritje?” – Mehmetaj e njofton të pabesueshmen: Universiteti i Prishtinës planifikon t’u japë tituj “arritjesh” Kurtit dhe Osmanit

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ka njoftuar se Universiteti i Prishtinës po planifikon të nderojë deputetin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani me tituj për ‘arritje të larta në vend dhe në botë’. Ai e quajti këtë vendim të Universitetit një “skandal” dhe “turp”.

Mehmetaj kujtoi, ndër të tjera, “shkeljen e Kushtetutës 12 herë”, “refuzimin për t’iu përgjigjur organeve të drejtësisë”, “bllokimin institucional” dhe “mungesën e çdo përparimi në arsim e në vetë universitet” – duke pyetur nëse këto janë disa nga arsyet për titujt “arritje të lartë në vend dhe botë”.

Reagimi i Mehmetaj:

Kur e pashe mendova fillimisht qe s’eshte e vertete…

Paramendojeni Universiteti i Prishtines po dojka me i nderu me tituj Albin Kurtin e Vjosa Osmanin per “arritje te larte ne vend dhe bote”.

Cilen arritje?

Shkeljen e Kushtetutes 12 here a?

Refuzimin me iu pergjigje organeve te drejtesise a?

Bllokimin institucional a?

Faktin qe edhe mas 5 vjete ne pushtet nuk e ka levize nje gure as per arsim ne pergjithesi e as per universitet ne vecanti a?

Faktin qe e ka mbush Kuvendin me deputete analfabet a?

E Vjosen per cka? Se i rrin mire si servile ketij a? Se i ka shpijat e mira ne Marigone a?

Ej bre, ky s’eshte skandal, ky eshte krim.

Sa e sa patrioti qe ka mbajt burg me nga 20 vjet UP-ja e ka perbuze e tash iu jep tituj dy personave pergjegjes per perpjekje maksimale ne disfunksionalizim total te shtetit.

Turp.

Të ngjashme

Të fundit