Testi ndërkombëtar i IQ-së (ose Koeficienti i Inteligjencës) është përdorur prej më shumë se një shekulli nga komuniteti psikologjik, si një matës relativisht i besueshëm i inteligjencës.
Ky test është krijuar për të matur aftësitë konjitive të një personi, përfshi aftësitë e tij për të zgjidhur problemet, të menduarit abstrakt dhe njohuritë e përgjithshme.
Të dhënat e reja të mbledhura nga kompania finlandeze Ulster Institute, konfirmuan edhe një herë se Japonia është ende një nga vendet më inteligjente në botë.
Rezultatet konfirmojnë se japonezët janë shumë të aftë në zgjidhjen e problemeve dhe në vendimmarrje.
Përparimi teknologjik i Japonisë mendohet të jetë një faktor i rëndësishëm për këtë.
Vendi ka dhjetëra kompani lider në botë në një sërë industrish si elektronika, prodhimi i automobilave apo farmaceutika. Në fakt, Japonia shpesh konsiderohet si lideri global në inovacionin teknologjik.
Një fuqi tjetër thelbësore e Japonisë është sistemi arsimor. Universitetet japoneze janë ndër më të njohurat dhe shumë prej tyre gjenden të renditura ndër institucionet me performancën më të lartë në botë.
Studimi i vitit 2019: Raporti ‘Inteligjenca e Kombeve’
Publikimi i Institutit Ulster, i titulluar ‘The Intelligence of Nations’, ka vlerësuar rregullisht mesataren e IQ-së së vendeve të ndryshme. Rezultatet nga hulumtimi i publikuar në vitin 2019, janë si më poshtë:
# Shteti IQ mesatare
1. Japonia 106.49
2. Tajvani 106.47
3. Singapori 105.89
4. Hong Kongu 105.37
5. Kina 104.10
6. Koreja e Jugut 102.35
7. Bjellorusia 101.60
8. Finlanda 101.20
Të dhënat e reja në vitin 2022: Testi i IQ në mbarë botën
Testi Botëror i IQ-së nga Worldwide Population Review, ka matur inteligjencën e njerëzve në mbi 100 vende të botës, shkruan Euronews Albania.
Këto janë 25 shtetet me IQ-në më të lartë në vitin 2022:
Japonia
Tajvani
Singarpori
Hong Kongu
Kina
Koreja e Jugut
Bjellorusia
Finlanda
Liechtenstein
Gjermania
Holanda
Estonia
Luksemburgu
Macau
Kambodia
Kanadaja
Australia
Hungaria
Zvicra
Mbretëria e Bashkuar
Groenlanda
Korea e Veriut
Sllovenia
Zelanada e Re
Austria.