6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Cilat janë sfidat e mësimit tërëditor në Prishtinë?

- Advertisement -

Si reformë e nevojshme për sistemin arsimor, po vlerësohet mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit.

Rezultatet nga kjo formë e mësimit, llogariten të jenë në varësi të angazhimit të stafit shkollorë dhe infrastrukturës që ata kanë në dispozicion.

Shtatori për disa shkolla të Prishtinës, do të fillojë me risi.

Mësimi tërëditor që do të përfshijë disa shkolla të kryeqytetit, cilësohet si ndryshim i nevojshëm në sistemin arsimor.

Mirëpo, efektshmëria e mësimit tërëditor, vlerësohet të jetë e varuar nga shkollat dhe mësimdhënësit.

“Do të ketë efekte pozitive dhe se krejtësisht varet nga shkollat sa do të jenë faktikisht të përgatitura dhe mësimdhënësit të përkushtuar që kohën që fëmijët do të qëndrojnë në shkollë, t’ua mbushin me aktivitete ekstra kurrikulare dhe me aktivitete që fëmijëve do t’u ngjallin dëshirën dhe dashurinë për shkollën”, tha njohësi i arsimit, Argjend Osmani.

Por, edhe kjo metodë e re llogaritet të ketë sfidat e veta.

“Infrastruktura është sfida më e madhe në zbatimin e kësaj metode të mësimit në të gjitha shkollat, për shkak se kemi mungesë të infrastrukturës dhe hapësirave shkollore, në kryeqytet veçanërisht, por edhe në qytete të mëdha”, tha ai.

Probleme në funksionim të këtij procesi mësimor, vlerësohet se mund të rrjedhin nëse nuk ka bashkërendim të punëve organizative.

“Disa hallka mund të mos funksionojnë, si dhe procese të tjera të cilat nuk janë paraparë nga organizatori i mësimit tërëditor. Kështu që për organizimin efikas të mësimit tërëditor nevojitet mobilizim i të gjithë stafit, edhe profesional, edhe ndihmës edhe manaxhues”, tha njohësi i arsimit, Ismet Potera.

Pjesë e reformës do të jenë pesë shkolla, numri i të cilëve planifikohet të shtohet për çdo vit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit