18.6 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Cilat janë punët e realizuara në Mitrovicë gjatë 4 viteve?, Arian Tahiri: Prioritet ishte shëndetësia, QKMF e re, rrugët…

- Advertisement -

Në pjesën e dytë të emisionit Pressing në T7 i ftuar është kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri. Përballë janë analistët Dukagjin Gorani e Ilir Mirena.

Ai ka përmendu punët e realizuara në Mitrovicë gjatë 4 viteve, ku ai tha se prioritet ishte shëndetësia. Ai tha se është transformuar sektori i shëndetësisë në Mitrovicë.

Po ashtu ai tha se ka pasur rëndësi edhe aspekti infrastrukturor.

“Ne kemi mbërri me realizu numër të madh projektesh, disa janë në proces të realizimit dhe ka të tjera që priten të realizohen. Prioritet ka qenë shëndetësia, QKMF është e rindërtume krejtësisht e re, është një prej objekteve më të mira në Ballkanin Perëndimore, me kushtet dhe standardet dhe aparaturat që i ka. I kemi renovu të gjitha ambullantat në të gjitha lagjet e qytetit dhe në fshatra dhe i kemi ndërtu tri të reja. Pra është transformuar sektori i shëndetësisë në Mitrovicë. Ka pas rëndësi edhe aspekti i infrastrukturës”, tha Tahiri.

Të ngjashme

Të fundit