29.3 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Cilat janë pritshmëritë për dëshmitarët e mbrojtjes në rastin e Thaçit e të tjerëve?

- Advertisement -

Më 16 korrik, pritet që të vazhdoj gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë.

Radhën në procedurë, e kanë ekipet mbrojtëse të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

Në vitin 2022, mbrojtja e Thaçit përmes një mocioni kishte treguar disa nga dëshmitarët e saj, si Wesly Clark, William Walker e Bernard Kouchner.

Por, këta nuk do të jenë të vetmit nga rreth 20 dëshmitarët që para trupit gjykues do të dëshmojnë për ndodhitë e luftës në Kosovë.

“Do të ketë personalitete shumë të mëdha, kredibile, elitare evropiane e amerikane, të cilët e kanë ndihmu Ushtrinë Çlirimtare para, gjatë dhe pas luftës. Kështu që, mbrojtja do të ketë dëshmitarë kredibilë që në mënyrë të njëpasnjëshme do të ç’montojnë gjithë aktakuzën e pretenduar të Prokurorisë së Gjykatës Speciale”, ka thënë Artan Behrami, deputet i PDK-së

Prapavija e këtyre dëshmitarëve dhe roli i tyre para, gjatë e pas luftës, konsiderohet se do të kenë ndikim në çështjen e ish krerëve të UÇK-së.

“Ata janë njerëz të mirë të situatës në kohën kur dyshohet se janë kryer veprat penale, në kohën e luftës dhe në kohën e pasluftës. Ata janë njohës shumë më të mirë të ecurive, të ngjarjeve sidomos të atyre që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare, se sa disa dëshmitarë që i ka pasë prokurori special…Unë konsideroj se ata janë të rëndësishëm dhe kanë mundësi ta demantojnë pretendimin e prokurorit special”, ka thënë avokati, Skender Musa.

Muaj më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar me dëgjimin e 128 dëshmitarëve të saj.

Të ngjashme

Të fundit