3.3 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Cilat janë pritshmëritë e qytetarëve për zgjedhjet në Kosovë? (Video)

- Advertisement -

Qytetarët e Kosovës shprehen të vendosur për të votuar në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare pas shpalljes së pavarësisë, ndërsa pritjet e tyre mbeten të ndara, megjithëse shprehin skepticizëm për premtimet e partive, të cilat sipas tyre shpesh duken larg realitetit.

Janë jo më pak se 2 milionë e 75 mijë e 868 votues që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit brenda dhe jashtë Kosovës.

Qytetarët e intervistuar thonë se do ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, ndërsa pritjet i kanë të ndryshme.

“Premtimet janë gjithmonë premtime të shkruara, mund të them lirisht, 50 për qind nëse realizohen është sukses, megjithatë nuk është për t’ju besuar. (A doni me dalë me votu?) Patjetër, është detyrë e çdo qytetari, pavarësisht si është puna, duhet me dalë me votu”, tha një qytetar.

“Programi është letër, praktika është tjetër. Më tepër bëjmë fjalë, e kur të dalim në qeverisje, bëjmë çka të duam, sepse nuk jemi të përgjegjshëm. (Megjithatë, a keni me e shfrytëzuar të drejtën e votës?) Patjetër, është i vetmi instrument që mundemi me dhënë për shtet, tjetër gjë s’ka” , u shpreh një tjetër qytetar.

“Prej zgjedhjeve, s’ka ndryshim. Njëjtë, si ky, si ai, njëjtë kanë me u ulë në karrige”, tha një i intervistuar.

“Premtojnë gjithçka, kur nalesh dhe i sheh prej kah vijnë gjithë ato rritje, gjith ato… nuk ju besoj, por është garë elektorale, lejohen premtime të gjithfarshme. (A do të votoni?) Po, gjithsesi, madje e pres me padurim”, u shpreh një tjetër qytetar.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. /RTK/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit