8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Cilat janë më të këqija për linjën e trupit: ëmbëlsirat apo njelmësirat?

- Advertisement -

Një hulumtim ku janë përfshirë 209 vogëlushë, ka treguar se ëmbëlsirat janë shumë më të dëmshme për peshën e trupit

Njerëzit zakonisht mund të radhiten në dy kategori sipas asaj se çka dëshirojnë të hanë. Disa dëshirojnë kek, çips, flips të njelmëta më shumë se një çokollatë, ndërsa të tjerët kënaqen me ëmbëlsira dhe nuk mund ta shtyjnë asnjë ditë pa së paku një ëmbëlsirë.

Edhe pse edhe njëra edhe kategoria tjetër bëjnë pjesë në ushqimin jo të shëndetshëm, si duket ëmbëlsirat janë shumë më të dëmshme për peshën e trupit.

Në të vërtetë, hulumtimi ka treguar që ata të cilat kanë zgjedhur të hanë ëmbëlsira në vend të çipsit rrezikohen më shumë nga shtresat dhjamore. Kështu kanë treguar hulumtimet e Universitetit të Michiganit.

478815753_wide

“Kemi zbuluar që vogëlushët të cilët hanë ëmbëlsira dhe jo gjëra të njelmëta, pas racionit, kanë më shumë rrezik të shtojnë peshën”, thotë dr. Julie Lumeng, e cila ka udhëhequr studimin.

Në hulumtim janë përfshirë 209 vogëlushë, të cilët një orë nuk kanë ngrënë asgjë, e më pas kanë ngrënë racion të fortë, ndërsa për fund u janë ofruar për desert gjëra të njelmëta. Fëmijëve u është thënë të hanë sa të duan.

Vogëlushët moshës midis një dhe tre vjeçësh, të cilët kanë kërkuar ëmbëlsira dhe të cilët kanë qenë të shqetësuar kur u është marrë ushqimi, me kalimin e kohës kanë fituar në peshë, ndërsa fëmijët të cilët kanë ngrënë gjëra të njelmëta nuk kanë fituar në peshë.

“Tendenca që të hani edhe kur jeni të ngopur shtohet me kalimin e viteve dhe mund të keni pasoja gjatë tërë jetës për shkak të peshës trupore”, thotë dr. Lumeng. /Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit